Integrimi

Makolli në Gjermani për arsimin shqip

Ministri i diasporës, Ibrahim Makolli falënderoi popullin dhe shtetin gjerman për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në fushën e arsimi

Me qëllim të fuqizimit të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve gjermane, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, po qëndron për në një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë. Ai sot është takuar me kryetarin e qytetit të Eppinengenin, Klaus Holaschke.

Sipas një deklarate për media, vizita e ministrit Makolli në Gjermani u realizua në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Gjermanisë.

Me këtë rast, Makolli falënderoi popullin dhe shtetin gjerman për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në fushën e arsimit.

“Komuniteti shqiptar është pasuri e përbashkët e Kosovës dhe Gjermanisë”, tha ndërt të tjera ministri kosovar i Diasporës. Makolli, po ashtu u ftua nga nikoqirët e vizitës, që të nënshkruhet në Librin e Artë të këtij qyteti.

Ndryshe ka disa ditë që Makolli është në shtete e Evropës. Me qëllim të fuqizimit dhe lidhjes të bizneseve së diasporës, ai organizo takimin për krijimin e rrjetëzimit të bizneseve të diasporës në vendet e BeNeLux-it dhe në Francës.