Lajme
Makina përfshihet nga zjarri në Gotthard, ndërpritet trafiku i trenave
Për shkak të zjarrit të automjetit në një bosht anësor të tunelit të bazës Gotthard, 10 persona u dërguan në spital për ekzaminim.
Si pasojë e incidentit, trafiku hekurudhor në itinerar është pezulluar deri në njoftimin e dytë, siç shkruan policia e kantonit Ticino, transmeton albinfo.ch.
Ndërprerja ende nuk është shënuar në portalet Federale të Hekurudhave dhe nuk është bërë ende e ditur sa mund të zgjasë.
Sipas gjetjeve fillestare, automjeti i një kompanie private sigurie mori flakë në një tub anësor të tunelit të bazës Gotthard rreth orës 8:20 të mëngjesit. 29 punëtorë duhej të evakuoheshin. Dhjetë prej tyre u dërguan në spital si masë paraprake për shkak të dyshimeve për thithjen e tymit, shkruan 20minuten.
Përveç makinës së zjarrit, në shërbim ishin edhe policia kantonale dhe zjarrfikësja e Biaskës.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet përse automjeti mori flake dhe pritet të sqarohen gjatë hetimeve të policisë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës