Shkurt.ch

Majtistët radikalë kërcënojnë Fischerin për Kosovën!

Si motiv për këtë aksion "antikapitalistët e Winterthurit" përmendin mbështetjen e tij për sulmet e NATO-s në Kosovë, në vitin 1999

Atë që bashkëpartiakët e tij militantë gjermanë i kishin bërë në vitin 1999, kërcënojnë t`ia bëjnë disa zviceranë. Mbështetja e tij për Kosovën në të dyja rastet është “gabimi” i Fischerit!

„Bashkësia Antikapitaliste e Winterhurit“ , një lëvizje e ekstremit të majtë ka apeluar te ithtarët e saj që të shtunën të gjuajnë “me torta dhe me këpucë” Joschka Fischerin, ish ministrin e jashtëm të Gjermanisë.

Si motiv për këtë aksion kundër ish ministrit gjerman ata përmendin mbështetjen që ai i kishte bërë sulmeve të NATO-s në Kosovë, në vitin 1999.

Anëtarët e bashkësisë së përmendur, që ndryshe njihen si “autonomët e majtë” e quajnë Fischerin “nxitës të luftës”, të ciliun “duhet përshëndetur me torta dhje me këpucë”.  Fischer kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në një konferencë që mbahet këtë në ditë në qytetin Winterthur të kantonit të Cyrihut.

Siç shkruan gazeta e Winterthurit “Landboten” duke cituar një zëdhënës policie, Fischer ka kontaktuar edhe njëherë policinë për të pyetur nëse siguria e tij gjatë konferencës është e garantuar. Në rast të kundërt, ai lë mundësinë të heqë dorë nga pjesëmarrja.