Sport

Majlinda Kelmendi, xhudistja më e mirë në botë

Majlinda është shpallur xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, shkruan albinfo.ch.

Ky ishte çmimi më i madh individual në karrierën e saj. Ky çmim iu dorëzua asaj në ceremoninë që u mbajt në Budapest të Hungarisë, ku të hënën fillon Kampionati Botëror i xhudos, dhe Majlinda është favorite për medalje të artë.

Majlinda është shprehur shumë e nderuar me këtë çmim që iu ka ndarë, derisa ka theksuar se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ajo ka falënderuar Federatën Ndërkombëtare të xhudos për ndihmën ndaj Kosovës, si dhe ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ndihmuar në karrierën e saj.

Majlinda Kelmendi është kampione olimpike, botërore dhe evropiane.