Sporte Luftarake
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kthehen në Kosovë
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, së bashku me trajneri Driton Kuka, janë rikthyer në Kosovë, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë.
Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, xhudisteve kosovare iu bë një pritje e ngrohtë, ku shumë persona kishin ardhur për t’i parë dhe uruar për sukseset e arritura.
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, që e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë, tha se triumfoi në Minsk ishte më i veçanti pas rikthimit nga lëndimi.
Nora Gjakova u stolis me medalje të argjendtë dhe tha se është e lumtur që serish kthehet me medaljes nga Lojërat Evropiane, pasi në Baku në vitin 2015, e kishte rrëmbyer të bronztën, përcjell albinfo.ch.
Për trajnerin Driton Kuka, tri medalje nga katër xhudistë që u paraqitën në gara, është arritje e jashtëzakonshme. Përkundër se një numër i madh njerëzish kishin dalë t’i presin xhudistet kosovare, një gjë të tillë nuk e bënë krerët e shtetit që nuk ishin të pranishëm në aeroport.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













