Shqipëria

Majko nderohet me çmim në Amerikë

“Është kënaqësia ime t'ju dorëzoj juve Çelësin e Qytetit të Worcester, në shenjë mirënjohjeje për vizitën tuaj në këtë qytet. Shpresoj të jetë e qartë se banorët shqiptarë të Worcester janë një pjesë jetësore dhe me shumë vlerë e qytetit tonë dhe ne ju falënderojmë që na nderuat me praninë tuaj këtu”, thuhej në deklaratën e dorëzimit të Çelësit simbolik të kryebashkiakut të Worceste

Në shenjë mirënjohje për kontributin e komunitetit shqiptar në qytetin e Worcester në Massachusetts , kryebashkiaku i këtij qyteti Joseph Petty e nderoi Pandeli Majko me Çelësin e Qytetit.

Majko vizitoi të martën qytetin ku jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë ne SHBA, Floreta Faber, thuhet në njoftimin zyrtar, përcjell albinfo.ch.

“Është kënaqësia ime t’ju dorëzoj juve Çelësin e Qytetit të Worcester, në shenjë mirënjohjeje për vizitën tuaj në këtë qytet. Shpresoj të jetë e qartë se banorët shqiptarë të Worcester janë një pjesë jetësore dhe me shumë vlerë e qytetit tonë dhe ne ju falënderojmë që na nderuat me praninë tuaj këtu”, thuhej në deklaratën e dorëzimit të Çelësit simbolik të kryebashkiakut të Worcester.

Aty theksohej se shkëmbimet kulturore janë tepër të rëndësishme për të ruajtur paqen dhe prosperitetin.

Ministri i Diasporës për Shqipërinë shprehu mirënjohjen për vlerësimin dhe falënderoi autoritetet lokale të qytetit për përpjekjet e tyre në mbështetje të komunitetit shqiptar.

Gjatë qëndrimit në Worcester, Pandeli Majko vizitoi qendrën ‘Ilirian Garden’, e konceptuar si një shtëpi për brezin e tretë pikërisht nga emigrantë shqiptarë. Ministri u takua me drejtuesin e qendrës, Gregory Stefan, i cili vlerësoi kontributin e dhënë nga komuniteti shqiptar në ndërtimin e shtëpisë për të moshuarit.

Më pas, delegacioni shqiptar zhvilloi një vizitë në Kishën Ortodokse të shqiptarëve St. Mary’s Assumption.