Integrimi
Majko: Dështuam në pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhje
Për këtë, ministri Majko ka thënë se bart përgjegjësi por realizimin e këtij synimi, sipas tij e ka vështirësuar edhe nevoja për ndryshimin e ligjit përkatës...
Në njërin nga panelet e zhvilluara në kuadrin e Samitit të Dyrë të Diasporës, të mbajtur në Tiranë, pjesëmarrës, mes tjerësh, kanë qenë edhe ministri i Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko dhe ministri i Diasporës, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Dardan Gashi.
Në fjalën e tij të shkurtër, Majko veç tjerash ka thënë se në kohën mes dy samiteve ka pasur zhvillime pozitive sa i përket trajtimit të diasporës nga Qeveria Shqiptare, raporton albinfo.ch nga punuimet e samitit në fjalë. Por, ai me këtë rast ka thënë se e pranon dështimin e tij e të qeverisë në një pikë: në synimin për t`i mundësuar diasporës marrjen pjesë në zgjedhje.
Për këtë, ministri Majko ka thënë se bart përgjegjësi por realizimin e këtij synimi, sipas tij e ka vështirësuar edhe nevoja për ndryshimin e ligjit përkatës dhe këtë e kanë pamundësuar konstelacionet politike në Parlament.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025