Lajme
”Majat e Ballkanit” destinacioni me i bukur turistik
Në një finale që u zhvillua në Abu Dabi, ku kanë marrë pjesë edhe Singapuri, Bhutani dhe Dubai, komuna e Pejës me projektin “Majat e Ballkanit” ka fituar venin e parë si destinacion më i bukur turistik
Organizatës Botërore të Turizmit ka zgjedhur projektin “Majat e Ballkanit” “Tourism Tomorow Award” si destinacionin më të bukur turistik, me një shteg 192 kilometra të gjatë, i cili përmban sinjalizimin turistik, rekreacione sportive malore. Projekti është realizuar nga komuna e Pejës.
“Majat e Ballkanit” kohë më parë ishin futur në finale si Destinacion turistik botëror me tri shtete: Singapurin, Bhutanin dhe Dubain.
Mirëpo Organizatën Botërore të Turizmit në finalen e zhvilluar në Abu Dabi, e ka shpallur projektin kosovar, fituese të vendit të parë si vendi më i preferuar turistik, njofton Zyra e Informimit Publik e Komunës së Pejës.
Sipas komunës së Pejës, rëndësia e kësaj fitoreje është e veçantë, sepse tregon në botë për potencialet turistike që ka rrethi i Pejës. Po ashtu siç thuhet, kjo ka dëshmuar se, turizmi kosovar po promovohen anë e kënd botës, me bukuritë e rralla natyrore dhe të trashëgimisë kulturore.
Ndryshe, muaj më parë edhe forumi i kompanive lidere të turizmit “World Travel and Tourism Council”, me seli në Londër, ka përzgjedhur projektin e realizuar nga komuna e Pejës, si më të bukurin në rajon, veçanërisht me potencialet turistike të zonave malore.
Peja, siç thuhet, do të bëhet destinacion botëror turistik, kryesisht në projektin ndërkufitar “Majat e Ballkanit” që përfshin trekëndëshin që lidh pikat kufitare, Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi me një shteg 192 kilometra të gjatë.
Sipas “World Travel and Tourism Council”, projekti i realizuar nga Peja është përzgjedhur në treshen finale ndërkombëtare të çmimit “Tourism for Tomorrow” i themeluar më 1990 me seli në Londër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih