Lajme

Magazina albinfo.ch, me numër special për koronavirusin, në format digjital

Në kushtet e kufizimit të skajshëm të mundësive për lëvizje dhe shpërndarje, albinfo.ch kësaj here del vetëm në versionin digjital

Të nderuar lexues të magazinës albinfo.ch,

Në përputhje me situatën e jashtëzakonshme që mbretëron për shkak të përhapjes së koronavirusit, edhe numri më i ri i magazinës albinfo.ch është “i jashtëzakonshëm”. Fjala është për formatin e publikimit. Në kushtet e kufizimit të skajshëm të mundësive për lëvizje dhe shpërndarje, albinfo.ch kësaj here del vetëm në versionin digjital .

“Beteja me koronavirusin” mban titullin dosja që do të lexoni në këtë numër special të magazinës sonë. Aty do të gjeni këshilla si t`i qasemi kësaj sëmundjeje, respektivisht si ta parandalojmë infektimin.

Mjekë dhe ekspertë tjerë të fushës, shqiptarë nga Zvicra, Kosova, Austria dhe Italia japin mendimet e tyre për tejkalimin sa më të lehtë të kësaj sfide që ka prekur të gjithë pa përjashtim.

Pos dosjes për koronavirusin, edhe ky numër i albinfo.ch përmban materiale të larmishme nga segmente të ndryshme të jetës, me fokus në diasporë.

Të bindur se lexuesit tanë besnikë do të kenë mirëkuptim, na mbetet të shpresojmë që numrin e radhës, atë të prillit, ta shijojmë së bashku në formatin normal dhe, sigurisht, pa koronavirus!

Deri atëherë urojmë të gjithë që të kenë durim e kurajë dhe para së gjithash shpresë e vullnet për jetën pas “mortajës”. Pas së cilës shumëçka do të jetë më ndryshe se para saj.