Lifestyle

Madonna: Michael Jackson është i pafajshëm, derisa nuk ka prova

Pop ylli i muzikës Madonna është artistja e parë që i ka dalë në mbrojtje Michael Jacksonit pas akuzave për abuzim seksual.
Në një intervistë për “British Vogue”, Madonna ka mbrojtur këngëtarin e ndjerë, duke thënë se ai është i pafajshëm, deri sa të ketë një provë që vërteton të kundërtën, transmeton albinfo.ch.

“Nuk kam mentalitet linçimi, ndaj në mendjen time njerëzit do mbeten të pafajshëm derisa të ketë një provë. Kam pasur me mijëra akuza kundër meje, të cilat nuk janë të vërteta. Ndaj, reagimi im, kur të tjerët më thonë diçka për të tjerë, është: A mund ta provosh një gjë të tillë?”, ka pyetur Madonna.