Muzikë
Madonna, koncert falas në Rio: 1.5 milionë vizitorë

Ikona amerikane e muzikës Pop, Madonna, ka dhënë një koncert falas para dhjetëra-mijëra njerëzve në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, Brazil.
Megjithatüe, sipas administratës së qytetit, të shtunën në mbrëmje kanë qenë të pranishëm rreth 1.5 milionë vizitorë në koncertin gjigant. Turma të mëdha njerëzish mund të shiheshin në fotot e publikuara. Në skenë ishin edhe këngëtarja braziliane Anitta dhe një nga vajzat e Madonna-s, shkruajnë mediat amerikane.
Ky koncert është shpallur në faqen e Madonna-s më i madhi i “Queen of Pop” (Mbretëreshes së muzikës Pop). Ishte koncerti përmbyllës i turneut botëror “The Celebration Tour”, me të cilin Madonna festoi 40 vjet të karrierës së saj.
Koncerti, deri më tani më i madh i Madonna-s, ka qenë ai i mbajtur në paris në vitin 1987, që ishte vizituar nga 130.000 veta.
E-Diaspora
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe përkujtimore, Shoqata Kulturore Shqiptare “Mëmëdheu” nga St. Gallen, në bashkëpunim...
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
Jeta në Zvicër
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër Me fillimin e fazës përfundimtare të përgatitjeve për Eurovision 2025, të cilat do të zhvillohen në...
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara
-
Ambasada e SHBA në Bernë shet inventarin e tepërt
-
Bieli shpall të vlefshme nismën për pagë minimale