Futboll

Madhështore: Lartësohet flamuri i Kosovës në Japoni, Distria stoliset me të artën

Është ngritur flamuri i Kosovës në Japoni, Distria stoliset me medalje të artë, transmeton albinfo.ch.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Sot, Distria Krasniqi ka marrë medaljen e artë në kategorinë -48 kg në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Distria arriti ta mposhtë japonezen Funa Tonaki, me të cilën ishte ndeshur edhe më parë në Doha Masters.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë

Në fakt, Tonaki ishte e rrezikshme, por Krasniqi arriti që me një lëvizje “Waza-Ari” ta mposhtë japonezen para përfundimit të kohës së rregullt.

Distria arriti ta fitojë medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike në histori të Kosovës.