Bota

Macronit i rritet popullariteti pas zjarrit në Notre Dame

Një sondazh ka nxjerrë që Emmanuel Macron, Presidenti i Francës, ka fituar shumë popullaritet pas zjarrit që ka kapluar katedralen Notre Dame.

Që nga muaji mars e deri më tani, sipas mediave franceze, Macron ka fituar 3% popullaritet.

Macron ka mbështetjen e 32% të qytetarëve, ndërsa në anën tjetër, 67% të tjerë janë deklaruar se nuk kanë mendim të mirë për presidentin e tyre.

Gjithashtu sondazhi thotë se 8 nga 10 francezë janë prekur shumë nga ngjarja, e cila shkrumboi katedralen Notre Dame.