Lajme
Macron: Qeveria të bëjë progres të shpejtë për themelimin e Asociacionit
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, i tha kryeministrit Kurti në një bisedë telefonike që të bëjë përparim të shpejtë për themelimin e Asociacionit, duke e ndërlidhur me rrugën e Kosovë për anëtarësim në Këshill, përcjell albinfo.ch.
“Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Macron.
Kërkesa e Francës është mbështetur edhe nga Gjermania, e cila ka kërkuar nga Kosova të bëjë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit përpara fazës finale për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Qeveria e Kosovës gjatë ditës ka bërë të ditur se anëtarësikmi i Kosoëvs në Këshill të Evropës duhet të bëhet pa kushte të tjera.
“Kryeministri shprehu besimin e tij se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte shtesë, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike të 16 prillit”, tha Qeveria.
Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, e quan të padrejtë kushtëzimin Kosovës për anëtarëism në Këshillin e Evropës.
‘’Ne e dimë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe nuk mund të ketë kushte të tjera për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Çdo tentativë e shteteve për të ndërlidhur Asociacionin me anëtarësimin e Kosovës në Këshillë të Evropës është një padrejtësi tjetër që do t’i bëhet Kosovës. Sepse Kosova ka pasur kritere që i ka përmbushur. Nëse Franca apo ndonjë shtet tjetër tenton që në takimin e 16 majit të nxjerrë çështjen e Asociacionit në diskutim, mendoj se është e gabueshme dhe kjo e rrezikon në masë të madhe mënyrën se si do të shkojë dialogu pas 16 majit e tutje, sepse nuk mund të vazhdohet kushtëzimi i Kosovës në pafundësi”, deklaroi Kryeziu.
Por, opozita thotë se kryeministri Kurti tashmë është pajtuar që ta themelojë Asociacionin. Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, tha se dhurata e dytë e kryeministrit Kurti për Serbinë pas Manastirit të Deçanit do të jetë Asociacioni.
”Pas tokave të Manastirit që ia dhuroi gratis, priteni dhuratën e dytë të Kurtit për Serbinë, Zajednicën”, tha Haradinaj.
Përveç themelimit të Asociacionit, presdienti francez i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të mbahen zgjedhjet në katër komunat e veriut. Arbëreshë Kryeziu thotë se qasja e Francës po i shkon për shtati kërkesave të Serbisë dhe po e rrezikon procesin e dialogut në Bruksel.
‘’Ndërkohë që Serbisë i lejohet me politikën e saj shkatërruese për gjatë gjithë kohës që jemi në proces të dialogut”, tha Kryeziu.
Më 16 maj pritet të diskutohet në Këshillin e Ministrave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Por, ende nuk dihet nëse Kosova do të futët në agjendën e diskutimeve të kësaj mbledhjeje.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind