Lajme

Macron propozon një plan vaksinimi

Përderisa Britania përgatitet të presë klubin e kombeve të pasura G7 të premten nën kryesinë e Boris Johnson, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka propozuar që 5% e vaksinave të saj të dërgohen në vendet më të varfra, veçanërisht në Afrikë.

Johnson pritet të përparojë një plan paralel për të shkurtuar kohën e nevojshme për krijimin e vaksinave, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.

Propozimi francez vjen ndërsa udhëheqësit e G7 përballen me akuza se ata kanë porositur kolektivisht më shumë se 1.5 miliardë vaksina mbi shumën që popullata e tyre kërkon dhe po tejkalohen nga rusët dhe kinezët, të cilët tashmë po ofrojnë vaksina direkt në vendet e varfra, ndërsa Perëndimi i pasur ruan një tepricë të madhe.

Iniciativa e Macron pranon perceptimin se Perëndimi po injoron gjendjen e të varfërve, kur në fakt po financon një plan kompleks për të siguruar vaksina – por kryesisht në fund të vitit.

Shumë prej vaksinave që sistemi ndërkombëtar po financon ende nuk kanë përmbushur miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe mund të mos jenë të përshtatshme për shpërndarje në zonat e largëta rurale, përcjell tutje albinfo.ch.