Lajme
Macron kërkon rivendosje të rendit pas trazirave në Francë
Emmanuel Macron ka bërë thirrje për rivendosjen e rendit në Francë dhe rikthimin e autoritetit në çdo nivel, pas trazirave të dhunshme të muajit të kaluar.
“Nga dhuna që çoi në djegien e shkollave, bashkive, bibliotekave, si dhe në plaçkitje masive, mësimi që unë kam nxjerrë është vendosja e rendit, rendit dhe vetëm rendit”, ka thënë presidenti në një intervistë televizive.
Ai ka theksuar se rendi duhet të dominojë në gjithë vendin. “Nuk ka liri pa rend dhe kjo do të thotë rend në nivel republike dhe rikthim tek qetësia”, ka vijuar Macron.
Sipas kreut të shtetit, Franca ka gjithashtu nevojë për rikthimin e autoritetit në çdo nivel shoqëror, duke filluar me familjen e më pas në shkolla dhe institucione të tjera, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Nuk i takon Ministrisë së Arsimit e jo më policisë të zgjidhë problemin. Duhet t’i mbajmë familjet përgjegjëse dhe të mbështesim ato që ndodhen në vështirësi. Duhet të riinvestojmë masivisht tek të rinjtë, për t’u dhënë atyre një model”, ka shtuar Macron.
Presidenti fajësoi më tej edhe rrjetet sociale, duke kërkuar vendosjen edhe të një rendi digjital, për të parandaluar trazirat.
Më 27 qershor vdekja e një 17-vjeçari, që u qëllua në distancë të afërt nga një oficer policie gjatë një kontrolli në qytetin Nanterr, ndezi protestat që u shoqëruan me disa net dhune, me djegie makinash, sulme ndaj godinave publike dhe plaçkitje në shumë qytete të Francës.
Në tërësi, mbi 1 mijë e 300 persona kanë dalë përpara trupi gjykues për aktet e dhunës, përfshirë mbi 600 minorenë, shumica e të cilëve megjithatë nuk u paraqitën në gjykatë pasi për të rinjtë nën moshën 18 vjeç ka procedura të tjera.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?