Lajme

Macron i ashpër ndaj emigracionit

Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri thirrje për të qenë të palëkundur para shpërdorimit të së drejtës për azil, duke theksuar se kërkesat për azil nuk kanë qenë kurrë kaq të larta në Francë, ndërkohë që fluksi i hyrjeve në Europë nuk ka qenë kurrë kaq i ulët.

“Duke pretenduar të jemi humanistë, ndonjëherë tregohemi tepër të dobët”, u shpreh Macron, në një mbledhje me dyert të mbyllura, para deputetëve e senatorëve të partisë presidenciale dhe aleatëve të saj, si edhe të gjithë qeverisë.

“Unë besoj tek e drejta jonë për azil, por kjo e drejtë është devijuar nga qëllimi i saj nga burime, njerëz që bëjnë manipulime. Nëse nuk përballemi me të, do ta pësojmë ne”, paralajmëroi ai, duke siguruar që shërbimet përkatëse do të jenë më efikase dhe humane.

Disa muaj para zgjedhjeve bashkiake, marsin e shkuar, presidenti i bëri thirrje partisë së tij që të mos shndërrohej në një parti borgjeze, që injoronte opinionin e klasava popullore.

“Çështja është të dimë nëse duam të jemi apo jo një parti borgjeze. Borgjezët nuk kanë ndonjë problem me emigracionin, nuk preken prej tij, ndërsa klasat popullore jetojnë me të”, tha ai, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch