Lajme

Macron goditet me domate në daljen e parë publike pas zgjedhjeve

Presidenti francez, Emanuel Macron, ishte shënjestër e goditjeve me domate nga qytetarët gjatë një shëtitjeje në tregun e periferisë së Parisit, Cergy-Pontoise.

Shërbimi i rendit të Kreut të Shtetit ka reaguar menjëherë, duke hapur një çadër me synim që ta mbronin.

Presidenti u strehua nën çadër për pak çaste derisa situata u qetësua.

Pas këtij incidenti, Macron ka vazhduar ecjen i qetë, teksa u tha gazetarëve se kishte vizituar lagjen e klasës punëtore si pjesë e zotimit të tij të deklaruar më parë për të bashkuar Francën pas fushatës presidenciale./TheGuardian