Lajme

Macron, gati për të punuar së bashku me Biden

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i tha Presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, se është gati të punojë së bashku me të për klimën, shëndetin, luftën kundër terrorizmit, tha zyra e tij të martën. Macron foli me Biden të martën pasdite për 10 minuta.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, gjithashtu tha se ai foli me Biden të martën për të punuar së bashku në trajtimin e ndryshimit të klimës dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19.

Macron e përgëzoi Biden të shtunën për fitimin e presidencës në SHBA, duke thënë se ata kishin shumë sfida për të kaluar, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.