Bota
Macron flet për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria
Presidenti francez, Emmaneul Macron ka thënë se i vjen thellësisht keq ndaj vendimit të fundit të homologut të tij amerikan, Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria.
Macron, gjatë një konference për media në Çad tha se “një aleat duhet të jetë i besueshëm”.
“Më vjen thellësisht keq për vendimin e marr mbi Sirinë”, shtoi ai.
Më 22 dhjetor, Trump mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria, pasi ai tha se ata kanë kryer misionin e tyre në mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik në Siri, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Më 20 dhjetor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dha dorëheqje pas vendimit të Trumpit. Dy ditë më vonë, i dërguari i SHBA-së në koalicionin global në luftën kundër IS-it, Brett McGruk po ashtu dha dorëheqje për shkak të vendimit për tërheqjen e trupave amerikane.
Edhe shumë liderë të tjerë ushtarakë po ashtu kanë thënë se tërheqja e SHBA-së paraqet tradhti ndaj aleancës siriano-arabe dhe aleancës kurde, të cilat koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, i ka mbështetur në luftën kundër IS-it.
Ndërkaq, Turqia ka kërcënuar se do të hyjë në zonat e kontrolluara nga grupet kurde, duke thënë se ata kanë lidhje me separatistët kurdë në Turqi, shkruan REL, përcjell Albinto.ch.
Aleatët e NATO-s, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me ndryshimin drastik të kursit të SHBA-së në luftën kundër IS-it, grup i cili është larguar nga shumica e territorit sirian, por vazhdon të ketë një prezencë të vogël në disa pjesë të Sirisë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit