Lajme
Macron drejt largimit nga posti
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mund të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare të raundit të dytë të së dielës. Ky fakt është bërë i ditur nga media e njohur britanike “The Telegraph” duke cituar këshilltar të afërt të shefit të Elysse.
“Unë e njoh Macron, kjo nuk është fantashkencë”, tha një ish-këshilltar i lartë për “The Telegraph” të presidentit francez, zgjedhjet e parakohshme të të cilit mund ta lënë aleancën e tij centriste me gjysmën e deputetëve që kishte muajin e kaluar. Sondazhet përfundimtare sugjerojnë se Bashkimi Kombëtar i Marine Le Pen-it (RN) nuk do të mund të arrijë shumicën, duke lënë një skenë politike polarizuese. Analistët shkojnë më tej kur theksojnë se, Franca ka të ngjarë të përfshihet nga një paralizë e fortë politike.
Burime për “The Telegraph” bëjnë me dijë se Macron e ka pasur qëllim që para zgjedhjeve europiane, shpërndarjen e parlamentit francez. Ai tani përballet me tre vitet e fundit të presidencës së tij pa shumicë të qartë dhe madje edhe aleatët e tij më të afërt kanë frikë se bomba politike mund të shpërthejë dhe Macron të përjetojë ‘vdekjen’ politike.
Në një letër drejtuar popullit francez dy javë më parë në shtypin e përditshëm rajonal, Macron këmbënguli se nuk do të tërhiqej. “Mund të më besoni mua. Unë do të jem presidenti juaj deri në maj 2027”, shkroi ai.
I pyetur nga revista “Le Figaro” nëse e kishte “pushtetin”, siç sugjerojnë disa, ai tha: “Jo, aspak. Mund të konfirmoj që nuk e kam bërë. Unë jam duke menduar vetëm për Francën”. Megjithatë, një anëtar besnik i kabinetit tha se: “Në shtatë vjet, kam pasur mundësinë të kaloj orë të tëra me Z. Macron. Një ditë, ai mund t’ju bëjë një premtim drejt e në fytyrë, dhe të nesërmen të bëjë krejtësisht të kundërtën. Plotësisht të kundërtën”, citon “The Telegraph”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun