Lajme
Macron dhe Putin bien dakord të ‘intensifikojnë’ përpjekjet diplomatike
Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin kanë rënë dakord të “intensifikojnë” përpjekjet diplomatike për të zgjidhur krizën në Ukrainë, ka thënë Kremlini të dielën pas një telefonate midis dy presidentëve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pallati Elysée, i cili tha se Macron më pas foli me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e kishte përshkruar më parë bisedën me Putinin si një përpjekje diplomatike të minutës së fundit për të shmangur një pushtim rus të Ukrainës.
Një gjë e tillë vjen pasi tensionet kanë arritur pikën e tyre më të lartë në disa vjet në Ukrainën lindore, mes një vale dhune gjatë fundjavës që ka rritur frikën në Perëndim se Rusia mund të kërkojë një pretekst për të pushtuar fqinjin e saj.
Ndërkohë ushtritë ruse dhe bjelloruse do të përfundonin stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Bjellorusi të dielën.
Megjithatë, Minsk ka thënë se stërvitjet tani do të vazhdojnë për shkak të tensioneve të rënduara në Ukrainën fqinje.
Stërvitjet filluan më 10 shkurt, duke shtuar frikën perëndimore mbi qëllimet e Moskës, pavarësisht garancive të Putinit se stërvitjet ishin “thjesht mbrojtëse”.
Rusia ka grumbulluar rreth 150,000 trupa përgjatë kufirit ukrainas, por mohon se planifikon të pushtojë Ukrainën.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra