Lajme

Macron dëshiron marrëdhënie më të mira me Britaninë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të mërkurën se ai dëshiron marrëdhënie më të mirë të mundshme me Britaninë, përderisa Bashkimi Evropian dhe Britania hodhen hapa më afër nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare pas Brexit-it.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa, Macron gjithashtu tha se ai do të donte që të ruhej integriteti i tregut të vetëm evropian, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.