Lajme
LVV: Dy aeroplanë nga Zvicra do të vijnë për zgjedhjet e qershorit
Sipas Dardan Molliqajt, LVV ka siguruar dy aeroplanë me bashkatdhetarë nga Zvicra dhe disa autobusë nga Gjermania, për të ardhur në ditën e zgjedhjeve për të votuar në Kosovë
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë partia e tij është mobilizuar që të sjellin nga Bashkimi Evropian bashkatdhetarët për të votuar në zgjedhjet e 11 qershor. Sipas tij, tashmë janë siguruar dy aeroplanë me bashkatdhetarë nga Zvicra dhe disa autobusë nga Gjermania, për të ardhur në ditën e zgjedhjeve.
Molliqaj në një konferencë për media ka theksuar se të gjitha këto organizime janë bërë në baza vullnetare dhe individuale.
Ai ka shtuar se gjatë ditëve të ardhshme do të bëhen publike edhe biletat se kur do të vijnë bashkatdhetarët dhe sa di të qëndrojnë në Kosovë.
“Është organizim në baza vullnetare dhe të iniciativave individuale. Shumë shpejt Vetëvendosje do të bëjë publike edhe biletat se kur do të vijnë ata dhe sa do të qëndrojnë. Po ashtu janë lajmëruar edhe dhjetëra autobus nga Gjermania që janë organizuar për të ardhur për të votuar. Organizime ka edhe nga Anglia, Belgjika, Skandinavia etj”, tha Molliqaj.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati