Kosova
LVV do të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit
Në tentativën e katërt për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, të hënën do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje kryeparlamentari.
Kjo e drejtë, bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, i takon partisë së parë që doli nga zgjedhjet, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan albinfo.ch.
Kjo parti sërish do të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
“Besoj se ishte shumë i qartë z. Konjufca, kur e prezantoi atë, që znj. Haxhiu është propozimi ynë për kryeparlamentare, dhe besoj se të gjithë ata 120 deputetë duhet ta respektojnë ligjin. Ligji dhe Kushtetuta janë shumë të qarta që propozimi i kryeparlamentarit i takon Lëvizjes,” ka thënë Alim Rama, sekretar organizativ i LVV-së, për Koha.
Në seancën e së shtunës, LVV propozoi në dy raunde Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por dështoi zgjedhja e saj për shkak të mungesës së votave.
Në dy tentativat, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje mori 57 vota pro, 20 kundër dhe tre abstenime, shkruan albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











