Kosova
LVV ankohet në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave të LDK-së dhe rivotim me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në PZAP ankesa, në bazë të së cilave kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shpalljen e rivotimit me postë në diasporë.
Ankesat u dorëzuan në orën e fundit të afatit të ligjshëm për ankesa, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare zgjedhore, çka do të hapte rrugë për certifikimin final, transmeton albinfo.ch.
Nga kjo parti, Blerim Sallahu dhe Alim Rama deklaruan se kanë dërguar një ankesë me 20 faqe për, siç pretendojnë, “prova të manipulimeve” të votave nga LDK-ja.
“Dorëzuam ankesë kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare me pretendimet tona lidhur me votimet me postë, për shkak të manipulimeve dhe keqpërdorimeve të shumta nga anëtarët e LDK-së. Këto votime kanë pasur një adresë të vetme dhe, si pasojë, votimi ka ndodhur në formë të manipuluar masivisht dhe me kimik e duar të njëjta. Sot, VV-ja kërkoi nga PZAP që të eliminojë këtë padrejtësi të madhe që ka ndodhur. Vendimi duhet patjetër të jetë rivotim dhe rishprehje e vullnetit të qytetarëve. Të anulohen 18 mijë vota të LDK-së, të ketë rivotim të përsëritur të votimit me postë dhe kandidatët që kanë marrë vota pakrahasimisht më shumë me postë sesa në Kosovë të largohen nga lista dhe të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë,” deklaroi Sallahu.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











