Muzikë

Luzhnica: Anulimi i ‘Alba Festival’, joprofesional dhe diskriminues

Deputeti shqiptar i kantonit të Cyrihut, Reis Luzhnica ka reaguar pas vendimit tê autoriteteve kantonale për të anuluar eventin më të madh shqiptar nën qiell të hapur “Alba Fest”, i planifikuar të mbahej në Cyrih më 4 dhe 5 shtator.

Politikani shqiptaro-zviceran, Reis Luzhnica në reagimin e tij shkruan se rregullat në Alba Festival ishin në përputhje me masat e qeverisë dhe se hyrja në këtë festival ishte e mundur vetëm me certifikatë, i vaksinuar, test PCR- negativ ose i shëruar, raporton Albinfo.ch.

“Qeveria kantonale në nguti e ndaloi festivalin, me një arsye jo profesionale dhe diskriminuese. Rregullat janë për të gjithë njësoj dhe duhet tê vlejnë për të gjithë e jo vetëm për një komunitet. Kantoni nuk ka statistika në bazë të kombësisë, kështu që argumenti kryesor për ndalimin e festivalit nuk qëndron”, ka shkruar Luzhnica, përcjell Albinfo.ch.

Në arsyetimin e saj, Qeveria kantonale e Cyrihut tha se një ngjarje e madhe si Festivali Alba shkakton stres shtesë në spitale, transmeton Albinfo.ch.

E lidhur me këtë vendim kanë reaguar edhe organizatorët të cilët janë shprehur të befasuar dhe trishtuar.