Integrimi
Lutje për mëshirë për përleshjen që kishte ndodhur në Monthey
Pesë kosovarët e rinj të dënuar kërkojnë t’iu lehtësohen dënimet gjyqësore për sulmin ndaj Rachel J.

E përditshmja « 24heures » parashtron pasojat e ngjarjes së dhunshme që kishte ndodhur në kantonin e Walisit.
Pesë të rinj kosovarë ishin dënuar në vitin 2009 për pjesëmarrje në një përleshjeje të përgjakshme në janar të vitit 2007 në Monthey (VS).
Rasti tanimë i ashtuquajtur “Rachel”, me emrin e viktimës, ka njohur një episod të ri dje në mëngjes në Sion. Dy nga sulmuesit kanë kërkuar mëshirë para gjykatës kantonale gjatë gjykimit në apel.
Në shtator 2009 Gjykata e Monthey kishte dënuar me 12 muaj burgim të parin dhe me burgim 8-mujor me kusht, për të dytin.
Z. Leonard Bender, i cili mbronte të pandehurin të sanksionuar rëndë, vlerëson se dy grushtet e dhënë shokut të z. Rachel J. gjatë natës së famshme të vitit 2007 nuk mund të paguhen me një vendim gjyqësor kaq të ashpër. Ai shtoi se klienti i tij, në moshën 25-vjeçare, nuk ka pasur më asgjë të bëjë me drejtësinë prej rastit në fjalë. Një evolucion i favorshëm që pranon edhe Prokurori publik.
Prokurori që kishte kërkuar gjashtë muaj dënim për shërbim publik në shkallë të parë, beson se çështja e pezullimit mund të shtrohet. Mirëpo, ai i ka kërkuar Gjykatës që apeli të mos pranohet.
Një kërkesë e ngjashme në lidhje me të pandehurin e dytë është bërë nga z. Vincent Frachemboud, kurse protagonisti kryesor ka pranuar vendimin gjyqësor, i cili e dënon me 18 muaj burgim me kusht.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran Identiteti zviceran i markës do të përforcohet më tej nga një investim prej 65 milionë CHF...
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës
-
Sondazhi: Dy të tretat e kundërshtojnë blerjen e F-35
-
Studimi tregon lidhjen mes arsimit dhe shëndetit oral zviceran
-
Fshati zviceran pa dyqan, ofrohet mundësi vetë-shërbimi