Kosova

Lutfi Haziri zyrtarizon ri-kandidimin e tij për kryetar të Gjilanit

Mësohet se Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Lutfi Hazirit për kryetar të Gjilanit, përcjell albinfo.ch.

Kjo u bë e ditur në Konvetën e LDK-së në Gjilan.

Haziri ishte i propozuari i vetëm i degës së LDK-së në Gjilan.

“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”, ka thënë Abdixhiku.

Pas konfirmimit të kandidaturës Haziri është parë i emocionuar, madje i kanë dal edhe lotët.

Kujtojmë se Haziri është kryetar aktual i Gjilanit dhe ai synon që të marrë edhe mandatin e pestë qeverisës me Gjilanin në zgjedhjet e 17 tetorit që pritet të mbahen.