CH-Ballkani

Lushtaku përkrah Jasharin për kryetar të Skenderajt

Sami Lushtaku ka konfirmuar se nuk do të kandidojë, derisa shtoi se do jetë nder për qytetin e Skenderajt që të udhëhiqet nga një anëtar i familjes Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është tërhequr nga gara për t’ia dhënë mundësinë Bekim Jasharit që të zgjidhet kryetar komune.

 

Dega e PDK-së në krye me Lushtakun kanë vendosur që të mos e kandidojnë askënd dhe t’i japin mbështetje djalit të heroit të kombit, Hamëz Jashari.

Lushtaku ka konfirmuar për “RTK”-në se nuk do të kandidojë, derisa shtoi se do jetë nder për qytetin e Skenderajt që të udhëhiqet nga një anëtar i familjes Jashari, përcjell albinfo.ch.

Ai është tërhequr përfundimisht nga gara që ta udhëheqë këtë qytet, për t`i hapur rrugë djalit të Heroit të Kombit Hamëz Jashari, Bekimit.

Në një përgjigje për RTK përmes telefonit, kryetari aktual Sami Lushtaku, i cili është edhe kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, ka konfirmuar mos kandidimin e tij në garën edhe për një mandat si kryetar komune.