Integrimi
Lurata: Nuk kam pritur kaq shumë vota!
Ajo thotë se 22 mijë votat e fituara të në një procesi zgjedhor në Zvicër e kanë nxitur të vazhdojë sfidën politike edhe në të ardhmen
Lurata Reçi, kandidatja shqiptare, e cila arriti të fitojë numrin më të madh të votave në mesin e kandidatëve shqiptarë, në një bashkëbisedim për albinfo.ch, ka thënë të jetë e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të së dielës edhe pse nuk kishte arritur të zgjidhet deputete në Parlamentit zviceran.
“Unë jam me prejardhje nga një vend i huaj dhe isha për herë të parë në një listë zgjedhore, nuk e kam pritur këtë rezultat kaq pozitiv. Jam e kënaqur me rezultatin edhe pse nuk mjafton për deputete”, ka thënë Lurata.
Ajo thotë se 22 mijë votat e fituara të në një procesi zgjedhor në Zvicër e kanë nxitur të vazhdojë sfidën politike edhe në të ardhmen.
Politikania me prejardhje nga Maqedonia do t’i hyjë një gare tjetër zgjedhore duke u kandiduar për këshilltare komunale në zgjedhjet komunale që do të mbahen vitin e ardhshëm në komunën e Langenthalit.
“Ky rezultat më motivon që të angazhohem edhe në të ardhmen pa përtim në politik në Zvicër! Ishte iluzion nëse kisha pritur që të zgjidhem për herë të parë si kandidate për deputete në listë. Mirëpo se do të fitojë një numër aq të madh votash, me të vërtetë jam e befasuar. Me këtë rast falënderoj të gjithë votuesit që më kanë dhënë votën”, thekson Reçi.
Politikania 34-vjeçare me prejardhje nga Maqedonia, të cilën e ka kandiduar Partia Socialdemokrate në Bernë, e ka cilësuar në përgjithësi si pozitiv procesin zgjedhor të 23 tetorit.
Lurata, edhe pse me prejardhje të huaj në Zvicër, ka arritur të sigurojë 21.939 vota të elektoratit në kantonin e Bernës.
Shqiptarja nga Struga ka 10 vjet që merret me politikë në komunën e Langenthalit të Kantonit të Bernës. Ka një vit që është në funksionin e këshilltares në Komunën e Langenthalit.
E-Diaspora
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat? Lidhur me vrasjet e fundit në Zvicër, Albinfo.ch ka marrë mendimet e një numri ekspertësh nga...
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
-
Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar për përdhunim
Jeta në Zvicër
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë Aksidentet me trotinetë elektrikë shpesh përfundojnë me lëndime në kokë, fytyrë ose pjesën e sipërme të...
-
Shpenzimet në Zvicër në ngritje – as tarifat e Trump nuk i ndalin konsumatorët
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim
-
Alarmi në Zvicër: Mungesat në punë për arsye mendore po rriten ndjeshëm
-
Konsumi i vezëve në Zvicër arrin kulmin – kërkesa më e lartë se kurrë më parë