Lajme
Lunacek: vështirësohet pozicioni i Thaçit
Eurodeputetja Ulrike Lunacek në një intervistë dhënë radio Dukagjinit ka thënë se Dick Marti duhet që faktet të cilat i përmend ti’a dërgojë EULEX-it. Lunacek pranon se ky raport ka gjasa të ndikojë në imazhin e Kosovës. Lunacek ka bërë thirrje që ky raport mos të ketë ndikim tek procesi i liberalizimit të vizave.
“Do të ishte gabim nëse që në çfarëdo mënyre të ndëshkohej populli i Kosovës vetëm për dyshime të supozuara për veprime të politikanëve. Dhe po e potencoj që janë vetëm dyshime dhe të tilla do të mbesin derisa të mos vërtetohen” është shprehur Lunacek.
Ajo po ashtu ka bërë thirrje që të hetohet çdo keqpërdorim i mundshëm i votës gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Lunacek është shprehur edhe rreth mundësisë që Thaçi të jetë sërish kryeministër. “Padyshim që situata është më e komplikuar thënë për të tani pas raportit. Por i mbetet atij të marrë vendim” ka pohuar Lunacek.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane