Uncategorized
Lunacek: pezullimi i marrëveshjes sociale, flakaresh për Kosovën
"Kosova është etiketuar si shtet i dështuar, gjë që nuk qëndron dhe i është ofruar municion retorik propagands serbe antikosovare"
“Ndërkohë që politika e jashtme e Austrisë e pati njohur Kosovën si shtet të mëvetësishëm shumë shpejt dhe ministri i jashtëm Spindelegger nuk e lë t`i ikë asnjë rast pa e shfaqur me plot gojën mbështetjen për shtetin më të ri të Evropës, në Parlamentin e Austrisë i shprehet Kosovës votë mosbesimi.
Unë nuk mund ta shpjegoj ndryshe suspendimin e Marrëveshjes Sociale me Kosovën, në kuadrin e suspendimit të marrëveshjes sociale me ish Jugosllavinë – në të cilën në fakt të gjitha shtetet tjera, në veçanti Serbia, janë bartur në marrëveshjen e re”, kritikon vendimin e komisionit social Ulrike Lunaçek, zëdhënëse e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian dhe raportuese për Kosovën e këtij parlamenti.
Lidhur me këtë, Lunaçek thotë: “Me këtë veprim Kosova është demonizuar si shtet i dështuar, gjë kjo që së pari nuk është e vërtetë dhe së dyti vetëm sa ofron një ndihmë argumentacioni dhe municion retorik për propagandën serbe dhe atë antikosovare” citohet ajo nga portali i të gjelbërve grüne.at.
Veç kësaj, shikuar nga ana përmbajtjesore, kjo marrëveshje nuk ka qenë e nevojshme të suspendohej për faktin se edhe ashtu ajo nuk ka mundësi të zbatohet në rrafshin brenda shtetëror dhe nisur nga kjo, për Austrinë nuk shkakton as shpenzime as përpjekje.
Kjo flakareshë politike-burokratike do të jehojë deri në Kosovë dhe do t`i zhgënjejë por edhe bindë edhe një herë qytetarët e atjeshëm për dyfytyrësinë madje edhe të vetë shteteve të BE-së që kanë njiohur shtetësinë e Kosovës.
Një dëshmi varfërie për politikën e jashtme austriake dhe një huqje e rëndë për synimet stabilizuese të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra