Bota

Lumturia mësohet në Universitetin Yale

sikologjia dhe Jeta e Mirë, është hit i madh mes studentëve, dhe provimi final do të mbahet në prill, tha profesoresha e lëndës Laurie Santos

Kërkimi i një prej thesarëve më të dëshiruar në jetë, lumturisë, ka tërhequr rreth 1200 studentë në sallën e madhe koncertale të Universitetit të Yales për orën më të popullarizuar deri tani. Psikologjia dhe Jeta e Mirë, është hit i madh mes studentëve, dhe provimi final do të mbahet në prill, tha profesoresha e lëndës Laurie Santos.

Kjo lëndë u krijua me qëllim që shpresa dhe shkenca të mund të krijojnë hapësirë për mendime për studentët.  “Mendoj se studentëve u bëhet shumë presion që të përfundojnë në një shkollë elitare sikurse Yale ose në cilindo tjetër. Mendoj se ka shumë presion edhe nga mediat sociale dhe përformancës. Andaj këto lloj gjëra që ndërlidhen me shëndetin mendor janë përkeqësuar edhe më shumë në 10 vjetët e shkuara”, deklaroi Santos.

Ajo thotë se ndjenjat e lumturisë nxitën nga socializimi, ushtrimet, meditimi dhe shumë gjumë. Paratë dhe posedimet tjera shpesh shihen si qëllime në lojën e jetës, por në rrugën drejt lumturisë ka shumë drejtime.  “Ekziston fenomeni psikologjik e keq-të dëshiruarit respektivisht kur duam gjërat e gabuara. Ne punojmë shumë për të pasur pagë për të blerë gjëra e shtëpi të madhe, por mendojmë gabim. Këto gjëra s’na bëjnë të lumtur siç mendojmë” shtoi ajo.

Detyrat e shtëpisë në këtë lëndë po ashtu të njohura si Psyc 157 përfshinë shfaqjen e më shumë mirënjohjes, gjeste të mirësjelljes dhe lidhjet sociale.

Universiteti i tretë më i vjetër në SHBA, Yale është shkollë të cilën e kryen shumë figura të njohura si presidentët Bush apo aktorët Paul Newman dhe Meryl Streep.