Lajme

Lulzimi, kryetar i bordit këshillues për përfshirje, në qytetin Dürren

"Askush nuk mund ta merrte këtë post më mirë se ai," thotë zëvendësja e tij në bordin këshillues të përfshirjes, Liesel Koschorreck. "Ai është kompetent, e njeh punën, ai e di se çfarë dëshiron dhe gjithashtu ia del"

“Duke u mbështetur në historinë time personale, do të doja të jap diçka tutje, në kthim për ndihmën e madhe që kam gëzuar vetë”, thotë Lulzim Lushtaku, kryetar i ri i Bordit Këshillimor të Qytetit Düren për inkluzionin (përfshirjen, integrimin).

34-vjeçari, i cili që nga lindja është i detyruar të lëvizë me karrocë me rrota, ka ardhur në Gjermani, Düren, nga Kosova në vitin 1992, transmeton albinfo.ch. Aktualisht ai është gjithashtu edhe kryetar i këshillit të punëtorive “Rurtalwerkstätten Lebenshilfe Düren” dhe delegat në shoqatën shtetërore të këshillave të punëtorive në Rhine-Westfalinë Veriore (NRW).

“Përfshirja na prek të gjithëve. Prandaj ne të gjithë duhet të punojmë për t’i çuar gjërat përpara dhe për të thyer pengesat dhe barrierat”, thotë Lushtaku, duke përshkruar motivimin e angazhimit të tij si kryetar i bordit këshillues për përfshirje, shkruan dn-news.de.

“Ne duhet të flasim me njëri-tjetrin dhe jo për njëri-tjetrin”.

Për tifozin e Borussia Dortmund, të cilit i pëlqen të kalojë kohën e lirë në kinema, në koncert apo në muze, ka rëndësi që përfshirja është më shumë se vetëm qasja pa barriera dhe ajo nuk ndikon vetëm në botën e punës: “Është një temë 24-orëshe – që vlen edhe për fushat e kohës së lirë dhe në përgjithësi, të jetesës”, thekson ai, përcjell albinfo.ch. Dhe kjo vlen jo vetëm për personat me aftësi të kufizuara, por edhe për të moshuarit ose njerëzit me prejardhje migrimi.

Një nga hapat e parë që ai dëshiron të bëjë si kryetar i ri i bordit këshillimor të përfshirjes është një seminar për të sqaruar se nga duhet të shkojë “udhëtimi i bordit këshillues”. Ai dëshiron të forcojë “ndjenjën – ne” dhe kështu të shkojë më tutje.

Lulzim Lushtaku mbështetet në përkrahjen dhe bashkëpunimin me politikën dhe administratën. “Unë shoh në `ne` një skuadër. Unë kam synime dhe vizione, por në fund komuniteti vendos”, thotë ai

Ndërkaq, në politikë dhe administratë, Lulzim Lushtaku tashmë ka lënë gjurmë me angazhimin e tij. “Askush nuk mund ta merrte këtë post më mirë se ai,” thotë zëvendësja e tij në bordin këshillues të përfshirjes, Liesel Koschorreck. “Ai është kompetent, e njeh punën, ai e di se çfarë dëshiron dhe gjithashtu ia del”.

Udhëheqësja e Zyrës së Mirëqenies të qytetit Düren, Britta Hourtz e siguron 34-vjeçarin për mbështetjen e plotë nga ana e qytetit: “Përfshirja ka qenë gjithmonë e rëndësishme për ne dhe një veçori dalluese e qytetit. Ne e shohim nevojën për këtë dhe duam ta përmbushim”.

Ines Bla’evi, e cila është përgjegjëse për marketing dhe marrëdhënie me publikun në Rurtalwerkstätten, ka kohë që punon ngushtë me Lulzim Lushtakun dhe e njeh mirë atë, transmeton albinfo.ch. Ajo është po ashtu e bindur se me të do të promovohet edhe më tej tema e përfshirjes në Düren.

“Lulzimi nuk është kurrë në hapat e parë, ai është gjithmonë në rrugë të mbarë”, thotë ajo.

(Foto: Stadt Dürren)