Integrimi
Lulzim Fejzullahi, shembull i shqiptarit të suksesshëm në Austri
Lulzimi ka folur në televizionin austriak për largimin e tij nga Kosova në vitin 2002, si dhe për integrimin e mirë të tij në Austri. Përveç që është asamblist në qytetin Ebensee ai është edhe një biznesmen i suksesshëm

Lulzim Fejzullahi është një emër i njohur tashmë në Austri. Asamblisti i qytetit Ebensee është bërë shembull i shqiptarëve për integrim në këtë shtet. Televizioni austriak BTV ka realizuar një intervistë me djaloshin nga Kosova.
Gjatë kësaj interviste Lulzimi ka folur për largimin e tij nga Kosova në vitin 2002, si dhe për integrimin e mirë të tij në Austri. Përveç që është asamblist në qytetin Ebensee ai është edhe një biznesmen i suksesshëm.
“Kur jam nisur për Austri, babai im më ka thënë se dikush në Evropë është duke e kërkuar një Lulzim. Gjuhën nuk e kam njohur dhe nuk e kam njohur askënd, nuk kam pasur asnjë zanat të përfunduar”, ka thënë Fejzullahi për televizionin austriak.
Lulzimi ka thënë se edhe përkundër problemeve të shumta që përballet Kosova, ai beson se situata do të përmirësohet.
“Kosova ka 17 vite që ka dalë nga lufta kurse Austria diku 70 vite. Dhe nëse e shikojmë këtë, Kosova ka ecur mirë. Ekonomia dhe zhvillimi nuk janë në nivelin e mirë, por gjërat do të përmirësohen”, është shprehur me tej Fejzullahu.
Lulzim Fejzullahi brenda pak viteve ka arritur që të bëhet një biznesmen i suksesshëm.
Fejzullahi brenda pak kohësh në Austri, ka arritur që të përfundojë shkollimin për hoteleri dhe në vitin 2013, e ka hapur restorantin e tij.
Ai ka qenë edhe ligjërues në një shkollë të mesme pran FBA në Austrinë e Epërme dhe disa vite i ka mbajtur dy vende pune, për të arritur atë që e ka ëndërruar.
31 vjeçari nga Shtupeli i Klinës, ka treguar edhe se si është inkuadruar në politikë dhe se si i ka mësuar traditat e austriakëve.
Kronika e BTV përfundon, duke treguar se si Lulzim Fejzullahut nuk do t`i realizohet ëndrra që babai i tij ta vizitojë atë në Austri, pasi ai ka ndërruar jetë para pak javësh.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vehbi Kryeziu: Dua të jem një zë që përfaqëson edhe shqiptarët “I thërras shqiptarët me të drejtë vote që të votojnë dhe të mendojnë në mënyrë politike...
-
Panairi i Librit në Gjenevë, promovimi i letërsisë shqipe
-
Kosovarët s’do të regjistrohen më si shtetas serbë në Gjermani
-
“Angazhohem për cilësi të jetës duke e ndier afër kulturën time të origjinës”
-
Milano: Shqiptari përplaset nga treni
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që duhet të përditësoni kur ndryshoni adresën në Zvicër Lëvizja nga një shtëpi në tjetrën është mjaft e ndërlikuar, por në Zvicër ky proces kërkon...
-
Zviceranët tregojnë gatishmëri të lartë për të paguar për banesa të qëndrueshme
-
Zvicra me çmimet më të larta për fitnes në Evropë
-
Imazhi i të huajve në Zvicër është përkeqësuar
-
Studimi tregon për rritjen e lindshmêrisë gjatë kohës së pandemisë në Zvicër