Kosova
Lulzim Basha viziton Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha sot do të ketë një vizitë dyditore në Kosovë me ftesë të kryeministrit Avdullah Hoti, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se ai me këtë rast do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, atë të Nismës, Fatmir Limaj.
Po ashtu do të ketë takime me drejtuesit e LDK-së dhe PDK-së.
Nesër, kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe atë të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, dhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Gjatë vizitës në Kosovë, kreu i PD-së do të shoqërohet nga Edi Paloka, nënkryetar i kësaj partie, Besnik Mustafa, ish-ministër i Jashtëm dhe kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH-së dhe Arben Çejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit Debati (në gjuhën angleze) do të moderohet nga Prof. Dr. Christoph Frei, profesor i njohur i...
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu do të rrisë tarifat e parkimit për makinat e rënda Çmimi i lejes së parkimit të rezidentit të ‘zonës blu’ në Cyrih do të varet nga...
-
Për 50 vjet numri i personave të punësuar në Zvicër u rrit nga 2.8 milionë në 4.8 milionë
-
Gjykata Federale: Një sulm ‘i vogël’ seksual nuk mund të shkurtojë dënimin me burg
-
Cilat kantone në Zvicër kanë pagën minimale më të lartë?
-
Primet e sigurimeve shëndetësore janë rritur 40 për qind në 10 vjetët e fundit