Lajme
Luksemburgu ndihmon Kosovën në procesin integrues
“Ne jemi të gatshëm të vijmë e t’u ndihmojmë të ecim në drejtim të së ardhmes dhe jo të kaluarës”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn
Luksemburgu do të vazhdoj të përkrah Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asosiccim (MSA) dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka deklaruar në Prishtinë ministrin e Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn, pas takimeve që ka zhvilluar me ministrat kosovar.
Asselborn fillimisht takoi ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hysenin e më mas shefin e diplomacisë kosovare, Enver Hoxhajn. Në takim me ministrin Hyseni u bisedua për çështjen e migrimit të parregullt të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Luksemburgut dhe për format e marrëveshjes së riatdhesimit të tyre në Kosovë.
Në takimin tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj e ka njoftuar ministrin Asselborn për progresin e arritur në Kosovë si dhe me përpjekjet e institucioneve për jetësimin e reformave evropiane me qëllim të lehtësimit të rrugëtimit të Kosovës për integrim në BE.
Duke e kujtuar si mik të madh të pavarësisë së Kosovës, ministri Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Asselborn për ndihmën e vazhdueshme që shteti i Luksemburgut ia ka dhënë Kosovës në kuadër të BE-së, NATO-së, OKB-së si dhe organizatave tjera ndërkombëtare.
Në konferencën e përbashkët për medie ministri Hoxhaj dhe Asselborn, kanë rikonfirmuar gatishmërinë e të dyjave vendeve për thellim të bashkëpunimit bilateral e në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
“E njoftova ministrin Asselborn me progresin e arritur në muajt e fundit në Kosovë dhe biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe gjithashtu folëm edhe për mbështetjen evropiane të Kosovës dhe mbështetjen e Luksemburgut në këtë drejtim. Diskutuam gjithashtu për anëtarësimet e ardhshme të Kosovës në organizata ndërkombëtare për të cilat kemi nevojë për përkrahjen e Luksemburgut dhe qëllimi jonë që të mos jemi në të gjitha organizatat ndërkombëtare por të jemi pjesë e atyre organizatave që ndihmojnë zhvillimin e brendshëm ekonomik të Kosovës”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.
Nga ana tjetër ministri Asselborn ka theksuar se Luksemburgu është i gatshëm të vazhdoj përkrahjen për Kosovën, për të cilën ka thënë se po shkon në drejtim të duhur.
“Ne katër ditë pas shpalljes së pavarësisë e njohëm pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe që atëherë shoh se gjërat po ndryshojnë në drejtim të mirë. Dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe e dimë se ky rajon është shumë i ndjeshëm dhe ne jemi të gatshëm të vijmë të ju ndihmojnë dhe të ecim në drejtim të së ardhmes dhe jo të kaluarës”, është shprehur ministri Asselborn.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













