Lajme

Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri

Eurodeputeti Lukas Mandl ka kërkuar votën e shqiptarëve që me datën 9 qershor 2024 të votojnë për rizgjedhje edhe të një mandatit për deputet në Parlamentin Evropian

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka mbajtur një takim me komunitetin shqiptar në Baden të Austrisë. Ai ka kërkuar votën e shqiptarëve që me 9 qershor 2024 të rizgjedhet edhe një mandat deputet në Parlamentin Evropian.

„Faleminderit që keni lënë këtë të shtune të bukur dhe jeni bashkuar këtu në Baden. Sot, nuk jam këtu vetëm për t‘ju falënderuar por, edhe për t‘ju kërkuar votën tuaj“, theksoi Mandl para të pranishmeve, raporton albinfo.at, teksa thekson: ”

“Jam një përfaqësues i Austrisë në Parlamentin Evropian, ju e dini këtë, por është një traditë austriake, pothuajse përtej partive, që ne të mbështesim Republikën e Kosovës”.

Lukas Mandl, kohëve të fundit është përballur me shumë politikanë austriakë mu për shkak të angazhimit për Kosovën. Në fjalimin e tij, z.Mandl kujtoi një intervistë të zv.kancelarit dhe ish – ministrit të Jashtëm austriak gjatë viteve 90-ta, Alois Mock, i njohur si një mik i madh i shqiptarëve dhe përkrahës për lirinë e popullit të Kosovës.

„Edhe Alois Mockun në atë kohë, gazetarë dhe politikanë të ndryshëm e kishin pas kritikuar se pse po e përkrah aq shumë çështjen e Kosovës, ndërsa më vonë po të njëjtit persona i kanë thënë se kishe pas të drejtë“, shprehet Mandl, përcjell albinfo.at

Ndër të tjera, ai foli edhe për vizitën e e tij që kishte së fundmi në familjen Rugova në Prishtinë. Mandl theksoi se Ibrahim Rugova është një model i mirë për gjithë Evropën për angazhimin e tij për liri dhe për idetë që ka pasur që gjërat të zgjidhen jo më armë.

“Ibrahim Rugova është një model përtej kufijve të Kosovës, një model i veprimit paqësor, një model i përkushtimit për lirinë, një model se si një shtet mund të lindet, të mbrohet dhe të ndërtohet me idetë, jo vetëm me armë, më mirë pa armë, por me idetë dhe kjo e bënë Republikën e Kosovës vërtetë një dhuratë nga Ibrahim Rugova dhe idetë e tij dhe të gjithë kosovarëve që i kanë dhënë këtë dhuratë vetes dhe brezave të ardhshëm, dhe juve që Evropës ia keni dhënë këtë dhuratë.”

Mandl premtoi se edhe në mandatin e tij të ri do të vazhdon të përkrah integrimin e Kosovës si pjesë të Evropës.

” Me 1 janar Kosova ka fituar liberalizimin e vizave, edhe pse më shumë vonesë. Republika e Kosovës ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2022. Edhe kjo është arritur gjatë kësaj periudhe të kaluar legjislative në Parlamentin Evropian. Shteti i Izraelit ka njohur Republikën e Kosovës, një sinjal i veçantë edhe për pesë shtetet ndër anëtarët e BE-së, që nuk e njohin Kosovën, që duhet të bëjë që të gjithë të mendojnë për çfarë po presin në të vërtetë. Ata nuk duhet të presin më, duhet ta bëjnë. Për këtë arsye puna duhet të vazhdojë në Parlamentin Evropian të ardhshëm”, nënvizoi ai.

Kryetari i qytetit të Baden-it Stefan Szirucsek

Një fjalim të shkurtër e mbajti edhe kryetari i qytetit të Baden-it Stefan Szirucsek, i cili falënderoj deputetin evropian për angazhimin e tij dhe siguroi që ai do të këtë mbështetjen e qytetarëve të Badenit për të vazhduar rrugëtimin e tij edhe për një mandat tjetër ne Parlamentin Evropian.

Ndërkohë, Kaltrina Durmishi si pjesë e organizimit të këtij tubimi të organizuar nga shoqata „17 Shkurti“ kërkoi që shqiptarët të dalin në zgjedhje sepse kësaj herë është shumë e nevojshme vota e shqiptarëve. „Në Austri jetojnë afërsisht 45 -50 mijë shqiptarë me të drejtë vote. Po të dalim të gjithë dhe të votojmë, jo vetëm Lukasin por edhe tre deputetë të tjerë mund të jenë në Parlamentin Evropian”, ka thënë ajo, duke shtuar se nëse Lukas nuk zgjidhet deputet, atëherë kjo është pikërisht për shkak se ai në vazhdimësi ka përkrahur shtetin e Kosovës.

Lukas Mandl është pjesë e listës ÖVP dhe renditet në numrin 5.