Të tjera
Luiza Gega, e pesta në garën 3000 metra me pengesa në Kampionatin Europian të Atletikës
Luiza Gega u rendit e pesta në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian të Atletikës, eveniment që po mbahet në Romë që prej datës 7 qershor, përcjell albinfo.ch.
Gega mbajti ritmin me kreun për më shumë se 3/4 e garës, por në fund kampionia shqiptare nuk arriti të qëndronte në zonën e medaljeve, edhe pse shënoi rezultatin më të mirë sezonal.
Gega regjistroi kohën 9:22.92, duke u klasifikuar në vend të pestë, për të dorëzuar kurorën e kampiones së Europës, të cilën e mbante prej 2 vitesh.
Megjithatë Luiza vijon të mbajë rekordin e Kampionatin Europian në garën e 3000 metrave me pengesa, falë rezultatit të jashtëzakonshëm që fiksoi në Mynih 2022.
Luiza Gegën e presin Lojërat Olimpike “Paris 2024”, evenimenti më madhor sportiv, që do të mbahet nga 26 korriku deri më 11 gusht në kryeqytetin francez, ku 35-vjeçarja shqiptare shkon e kualifikuar me normë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












