Shqipëria
Atletja Luiza Gega thyen rekordin në Karlsruhe
Atletja shqiptare e ul për më tepër se 8 sekonda kohën në garën e zhvilluar të premten në Karlsruhe, mirëpo asaj i duhet mbështetja shtetërore
Është bërë e ditur se atletja shqiptare, Luiza Gega, ka shkëlqyer në Mitingun Ndërkombëtar të Atletikës në Salla të Mbyllura, që u mbajt të premten në Karlsruhe dhe që është pjesë e Turit Botëror të Atletikës. Thuhet se 31-vjeçarja është ngjitur në podium, duke marrë vendin e 3-të dhe medaljen e bronztë, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se atletja kuqezi e ka thyer me më tepër se 8 sekonda rekordin e saj të mëparshëm në garën e 3,000 m. Atletika shqiptare e ka nisur mbarë vitin 2020 dhe, pak ditë pasi David Nikolli ka thyer me thuajse 6 sekonda rekordin e garës së 1,500 m në salla të mbyllura, të premten ka qenë radha e një tjetër rekordi për t’u thyer, madje në mënyrë edhe më bindëse.
Po ashtu, atletja shqiptare, Luiza Gega, ka dëshmuar se faza stërvitore 7-javore e zhvilluar në Kenia ishte mjaft e dobishme dhe shtatshkurtra ka shkëlqyer në Mitingun Ndërkombëtar të Atletikës në Salla të Mbyllura, që u mbajt në Karlsruhe dhe që është pjesë e Turit Botëror të Atletikës. 31-vjeçarja është ngjitur në podium të premten, duke marrë vendin e 3-të dhe medaljen e bronztë, me kohën 8 minuta, 44 sekonda e 46 të qindtat, shkruan Albeniasport.
Ndërkaq, të shtunën do të jetë radha e Eraldo Qeramës, i cili do të synojë në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, të përmirësojë rekordin e tij të garës së 800 m në salla të mbyllura.
Nga ana tjetër, sportistja Luiza Gega në një intervistë është shprehur se nuk ka mbështetje të madhe nga shteti dhe se stërvitjet detyrohet t’i kryejë jashtë Shqipërisë.
“Kam pasur një ndihmë të vogël nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në vitin 2019, por ishte e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet. Gjithashtu, për fat të keq, edhe stërvitjen jam e detyruar ta bëj jashtë Shqipërisë, pasi në Tiranë mungon pista e vrapimit”, ka thënë Gega. /Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/AlbanianSport.net/videos/615935935914913/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë