Shkurt.ch
Luftimi i racizmit nëpër shkollat e Zvicrës, i pamjaftueshëm
EKR konstaton se e vetmja temë që ka të bëjë me antiracizmin e me të cilën nxënësit takohen në shkolla është ndjekja dhe zhdukja masive e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Zvicra vazhdon të ketë vështirësi në vendosjen e temës së parandalimit të racizmit në mënyrë të qëndrueshme dhe zyrtare në planet e mësimit të shkollës obligative. Këtë përfundim e ka nxjerrë Komisioni Federal kundër Racizmit EKR në publikimin e tij më të ri gjysmëvjetor «Tangram».
Sipas këtij publikimi, Zvicra në krahasim me shtetet e Bashkimit Evropian mbetet mbrapa nga kjo pikëpamje.
EKR konstaton se e vetmja temë që ka të bëjë me antiracizmin e me të cilën nxënësit takohen në shkolla është ndjekja dhe zhdukja masive e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në kohën e Rajhut të Tretë.
Madje as në planprogramin shkollor kornizë (Lehrplan 21) nocioni «racizëm» nuk paraqitet në asnjë vend, konstaton EKR.
EKR shkruan më tutje në publikimin e tij se kantonet dhe komunat po përballen me numër gjithnjë në rritje të fëmijëve me prejardhje të huaj. Kjo po ndodh edhe në qytetin e Freiburgut, modeli i të cilit për lehtësim të integrimit të këtyre nxënësve prezantohet në një dosie të posaçme të Tangram-it.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)