Lajme
Luftë globale për të punuar nga shtëpia
Punonjësit duan të rrinë në shtëpi. Drejtuesit duan që ata të kthehen në zyrë
Puna në distancë ka një objektiv mbi shpinë. Drejtuesit e bankës, si Jamie Dimon i JPMorgan Chase, synojnë ta bëjnë punën nga shtëpia një relikt të pandemisë. Stafi i huadhënësit më të madh të Amerikës dhe mbështetësve të tjerë të Wall Street, si Goldman Sachs, po zbulojnë se javët pesëditore të punës janë rikthyer dhe nuk do të ndryshojnë.
Kompanitë e mëdha teknologjike janë gjithashtu duke goditur kamxhikun. Mandati i kthimit në punë i Google kërcënon të gjurmojë pjesëmarrjen dhe ta faktorizojë atë, në vlerësimet e performancës për punonjësit ‘rebelë’. Meta dhe Lyft, duan që stafi të kthehet në tavolinat e tyre të zyrës, duke kërkuar të shkojnë të paktën tre ditë të javës në zyrë, deri në fund të verës. Ditët e marrëveshjeve reciproke të epokës së pandemisë, për punën në distancë, duket se kanë mbaruar.
Të dhënat e reja nga një sondazh global tregojnë se sa është thyer ky konsensus. Në gjithë botën, planet për punën në distancë nga punëdhënësit nuk janë aq sa duan punonjësit, sipas WFH Research, një grup që përfshin Universitetin Stanford dhe Institutin Ifo, një institut gjerman i mendimit, i cili ka gjurmuar ndjenjat e punonjësve me kohë të plotë, me të paktën arsim të mesëm, në 34 vende.
Drejtuesit e korporatave kanë frikë se puna plotësisht në distancë dëmton produktivitetin, një shqetësim i përforcuar nga një mori kërkimesh të fundit. Një studim i punonjësve të hedhjes së të dhënave në Indi zbuloi se ata që punojnë nga shtëpia ishin 18% më pak produktivë sesa kolegët e tyre, që frekuentonin zyrën; një tjetër zbuloi se punonjësit në një firmë të madhe aziatike ishin 19% më pak produktivë në shtëpi, sesa kishin qenë në zyrë. Të dhënat e komunikimit të rreth 62,000 punonjësve në Microsoft treguan se rrjetet profesionale brenda kompanisë u zbehën dhe u bënë më të izoluara, ndërsa puna në distancë filloi.
Megjithatë, kërkesat e punonjësve në distancë nuk janë ulur. Ata duan të punojnë edhe më shumë ditë nga komoditeti i shtëpive të tyre, sipas WFH Research. Mesatarisht, punonjësit në mbarë botën duan dy ditë në shtëpi, një ditë të plotë më shumë se sa kanë aktualisht.
Në vendet anglishtfolëse, të cilat tashmë kanë nivelet më të larta të punës në shtëpi, ka një ‘oreks’ për më shumë. Dhe tendenca po përhapet në vendet, ku puna në distancë ka qenë më pak e zakonshme. Punonjësit japonezë dhe koreano-jugorë duan më shumë se një të katërtën e javës për veten e tyre. Europianët dhe Amerika Latine dëshirojnë një të tretën dhe gjysmën, përkatësisht.
Dëshira e vazhdueshme për më shumë punë në distancë, nuk është befasuese. Koha e kursyer duke mos pasur nevojë për të përdorur transportin publik ose rrugët plot njerëz, lejon një ekuilibër më të mirë punë-jetë.
Mesatarisht, 72 minuta çdo ditë, kursehen kur punoni në distancë, gjë që shton deri në dy javë gjatë një viti, sipas një artikulli nga Nicholas Bloom nga Stanford, i cili ndihmon në drejtimin e WFH Research. Punonjësit gjithashtu raportojnë se ndihen më të angazhuar, kur punojnë në distancë, sipas një sondazhi të vitit të kaluar nga Gallup. Mesatarisht në botë, punonjësit i vlerësojnë të gjitha këto përfitime, në masën e një rritjeje 8% të pagave, duke sugjeruar që disa do të pranonin ulje page, për të mbajtur privilegjet e tyre.
Deri kohët e fundit, ndërsa firmat u përpoqën të joshin punonjësit gjatë periudhës së punësimit pas pandemisë, kërkesat e punonjësve dhe planet e punëdhënësve, dukej se po konvergonin në Amerikë, tregu më i studiuar. Por, kjo konvergjencë po zvogëlohet. Në të njëjtën kohë, pandemia ka rrënjosur modelet e punës nga shtëpia. Për momentin, një e treta e punonjësve të anketuar nga WFH Research, kanë një marrëveshje për punë hibride ose plotësisht në distancë. Këto praktika nuk do të jenë të lehta për t’u ndryshuar.
Nuk është rastësi, që goditja ndaj punës në distancë, po ndodh ndërsa tregu i punës fillon të ftohet. Thellimi i shkurtimeve të vendeve të punës në Wall Street dhe Silicon Valley, i ka kthyer energjinë bizneseve. Megjithatë, edhe në teknologji dhe financë, disa punonjës janë duke mbajtur qëndrim. Në maj, afro 2,000 punonjës në Amazon, organizuan braktisje mbi politikat e kthimit në punë të perandorisë digjitale.
Kompanitë e tjera po përshtaten në heshtje me kohën, ndoshta duke pranuar se një qasje më fleksibël është e pashmangshme. HSBC, një bankë britanike, po planifikon të zhvendoset nga kulla 45-katëshe në Canary Wharf, në godina më të vogla në qytetin e Londrës. Deloitte dhe KPMG, dy gjigantë të shërbimeve profesionale, planifikojnë të zvogëlojnë hapsirat e zyrave në favor të punës në distancë. Hendeku midis dy palëve të betejës së punës nga shtëpia, mund të ngushtohet ende. Pyetja është, cila palë do të dorëzohet. / The Economist
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?