Lifestyle

Luftë fjalësh Swift-Biber

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, ka sulmuar me fjalë menaxherin e Justin Biber, pasi bleu katalogun e saj muzikor dhe ky sulm ka shtyrë yllin britanik që t’i dalë në mbrojtje atij.
Swifti shkroi një postim të gjatë kundër Scooter Braun, menaxherit të Bieberit, Ariana Grandes e Demi Lovatos. Ai ka blerë studion muzikore “Big Machine” që ka në pronësi një numër të këngëve të Swiftit, transmeton albinfo.ch.
Swifti akuzoi menaxherin Braun për ngacmim online përmes Kim Kardashianit e Kanye Westit, ndërsa shtoi se ia pamundësoi t’i blejë të drejtat e këngëve të saj.
E përfaqësuesi i kompanisë “Big Machine” mohoi akuzat e këngëtares, duke deklaruar se asaj i ishte ofruar një marrëveshje që të gjitha asetet e saj në kompani t’i bëheshin pronë, por këtë e kishte refuzuar vetë këngëtarja.
Këngëtari Bieber nuk heshti, duke i kërkuar falje Swiftit se ishin të dhimbshëm ndaj saj, por mohoi se menaxheri i tij ka gisht në këtë mosmarrëveshje.
“Scooter të ka përkrahur që në ditën e parë. Por, nuk është e drejtë që për këtë të reagosh në rrjete sociale me qëllim që njerëzit të na fyejnë”, ka shkruar këngëtari Bieber, që propozoi një bisedë trepalëshe.