Lajme
SHBA: Jugu i vendit ka ngecje të theksuar në vaksinim
Në Shtetet e Bashkuara për të sjellë një fund të shumëpritur të pandemisë Covid-19, zyrtarët shëndetësorë federalë dhe shtetërorë u kanë bërë thirrje të gjithë amerikanëve që të vaksinohen.
Por, disa shtete në jug kanë mbetur prapa kur bëhet fjalë për vaksinimin e popullatave të tyre, duke rritur frikën e thellimit të pabarazive rajonale.
Kjo ngre perspektivën që për një rrjet kompleks arsyesh, shumica e jugut të SHBA-së do të vazhdojnë të përjetojë pandeminë në një mënyrë tjetër se sa pjesa tjetër e Amerikës.
Kjo është veçanërisht shqetësuese, pasi jugu përmban më shumë komunitete që janë më të prekshme nga virusi. Disa shtete të jugut, veçanërisht në komunitetet më rurale, kanë norma vaksinimi që janë nën mesataren e vendit, sipas të dhënave të siguruara nga New York Times, përcjell albinfo.ch.
Në Alabama, Misisipi dhe Luiziana, më pak se 50% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19. Xhorxhia, Tenesi, Virxhinia, Karolina e Jugut dhe shtete të tjera të jugut janë aktualisht prapa niveleve të vaksinimit kombëtar.
“Ne të gjithë jemi duke notuar kundër një rryme të fortë, në disa zona, ose një rezistence mjaft të fortë për shkak të natyrës së njerëzve që mendojnë së bashku dhe forcojnë dyshimet në lidhje me vaksinën në bisedat e tyre të përditshme me miqtë dhe familjen që janë rezistentë të vaksinua”, tha Dr. Michael Saag, një profesor i mjekësisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e Alabama në Birmingham, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën