Integrimi
Lucerni zgjodhi delegatët e parë të Kuvendit Shqiptar
Me Lucernin ka filluar tashmë seria e mbledhjeve për konstituimin e Kuvendit të Shqiptarëve në Zvicër, që do të mbahet më 10 qershor
Takimi zgjedhor i së dielës në Lucern, i pari në serinë e tubimeve zgjedhore dhe informative të Kuvendit të Shqiptarëve që do të mbahen edhe në qendrat e gjashtë regjioneve të tjera, ka zgjedhur delegatët për t’i përfaqësuar shqiptarët e Zvicrës qendrore në konstituimin e Kuvendit më 10 qershor në Bernë.
Këtë takim zgjedhor dhe informativ të Lucernit, të cilën e udhëhoqi anëtarja e Këshillit strategjik, Ylfete Fanaj, e ka filluar kardiologu i njohur shqiptar, Florim Cuculi.
© albinfo.ch: kardiologu Florim Cuculi
Kardiologu në spitalin kantonal të Lucernit ka folur për mundësitë që ia ka ofruar Zvicra për t’u bërë kardiolog i suksesshëm.
Doktori ka shfrytëzuar këtë takim në Lucern për të bërë një krahasim të pozitës së bashkëkombësve të tij me kohën kur kishte studiuar dhe tani.
“Për fat të mirë, kjo gjendje ka ndryshuar dhe tani të rinjtë shqiptarë i gjen më shpesh në fakultete dhe më pak në burgje“, tha kardiologu Florim Cuculi.
© albinfo.ch
Hebrenjtë e Amerikës, shembull për shqiptarët e Zvicrës!
Doktori i ka propozuar Kuvendit alternativa për avancimin e pozitës së komunitetit shqiptar në Zvicër.
“Ne duhet ta ruajmë kulturën tonë shqiptare, duhet të mbajmë kontakte të ngushta me atdheun, duhet të organizohemi, të përkrahim njëri-tjetrin. Vizioni im personal është të marrim shembull hebrenjtë e Amerikës. Me organizim perfekt kanë arritur të jenë shtylla kryesore e Izraelit“, ka thënë kardiologu shqiptar.
Ai beson që shqiptarët në Evropën Perëndimore kanë potencialin të jenë një nga shtyllat kryesore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas tij, po ashtu shqiptarët duhet të identifikohen me këtë vend ku tani jetojnë.
Të jesh zviceran, nuk do të thotë të mos jesh shqiptar!
„Të jesh zviceran, nuk do të thotë të mos jesh shqiptar, besoj që duhet të ketë vend për fuzionimin e dy identiteteve. Ne duhet të marrim pjesë aktivisht në të gjitha sferat… dhe në shumicën e tyre tashmë e bëjmë: politikanë shqiptarë janë të përfaqësuar nëpër parlamentet e Zvicrës, futbollistë shqiptarë luajnë për ekipin nacional të Zvicrës, rekrutë dhe oficerë shqiptarë shërbejnë në ushtrinë e Zvicrës“, tha Cuculi.
© albinfo.ch: Avni Binaku, anëtar i kryesisë së Kuvendit
Më pas, Avni Binaku, anëtar i kryesisë së Kuvendit, ka bërë një rikapitulim të punës njëvjeçare të Kuvendit.
Binaku ka numëruar disa nga aktivitetet e deritanishme të Kuvendit.
Binaku ka numëruar më se 20 takime të kryesisë me Këshillin strategjik të grupeve punuese, si dhe shumë organizime kulturore me shoqatat e tjera në Zvicër. Pastaj ka treguar për takime të shpeshta me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
“Gjatë periudhës njëvjeçare ishte punuar në ndërtimin e strukturave të Kuvendit, për mënyrën më të mirë të zgjedhjes së delegatëve, proporcionalitetit, ndarjes nëpër regjione, organizimin e zgjedhjeve, etj”, ka thënë Binaku.
Ekzistimi i Kuvendit ka bërë që ngjarjet që ndërlidhen me shqiptarët në Zvicër të kenë edhe reagimin e duhur dhe të unifikuar të shqiptarëve.
Bëhet fjalë për dy ndodhitë në Pfäffikon dhe në Interlaken të verës së vitit të kaluar.
Kuvendi kishte reaguar me kohë, duke i dënuar rastet e tilla të dhunës, ku ishin të përfshirë shqiptarët.
“Reagimet e Kuvendit ishin gjithkund në mediet më të njohura zvicerane. Kjo ofensivë në media e Kuvendit ka bërë që rastet e tilla të mos shfrytëzohen për provokime, duke i etiketuar të gjithë shqiptarët si të dhunshëm në Zvicër”, ka thënë Binaku.
Si ilustrim ka përmendur rastin e Fidel Stöhlker, i cili kishte degraduar kosovarët. Kuvendi kishte reaguar ashpër edhe ndaj afisheve të SVP-së „Kosovarët therin zviceranët“.
Kuvendi ka qenë i zëshëm jo vetëm kur përmendeshin shqiptarët në Zvicër. Kuvendi ka shprehur shqetësimin edhe për situatën e fundit në Maqedoni, duke iu drejtuar me letër ambasadorëve në Zvicër.
Binaku ka raportuar edhe për rolin e Kuvendit me rastin ekstradimit të Shemsi Nuhiut nga Zvicra në Serbi.
Kuvendi ka përcjellë shpeshherë edhe shqetësimet e mërgatës në adresë të institucioneve të Kosovës për policat kufitare dhe për sigurimet shoqërore.
© albinfo.ch: Hamid Zeqiri, anëtar i kryesisë së Kuvendit
Zeqiri: Potenciali i diasporës shqiptare nuk shfrytëzohet sa duhet në Zvicër
Anëtari tjetër i kryesisë së Kuvendit, Hamit Zeqiri, njëherësh edhe përgjegjës për migrim dhe integrim, ka folur para delegatëve për vizionin e Kuvendit në të ardhmen.
“Për këtë arsye Kuvendi po punon në përfaqësimin e denjë të interesave të shqiptarëve të Zvicrës”, ka thënë Zeqiri.
Vizion i Kuvendit mbetet promovimi i kulturës shqiptare, stimulimi i integrimit, stimulimi i angazhimit të sa më shumë shqiptarëve dhe të vendësve në strukturat e Kuvendit në Zvicër.
Kuvendi do të fokusohet më shumë në integrimin e shqiptarëve në Zvicër, thekson Zeqiri.
Sipas tij, integrimi nuk është në kontradiktë me vendin e prejardhjes. “Përkundrazi, fëmijët të cilët nuk fshehin origjinën e tyre janë më mirë të integruar”, mendon Zeqiri.
Ai ka folur edhe për objektivin tjetër të Kuvendit, pjesëmarrjen politike të shqiptarëve të migruar në vendet e prejardhjes, duke përmendur si shembull italianët.
Pastaj për krijimin e kushteve të favorshme për investime në vendet e prejardhjes.
“Nëse ne nuk investojmë në vendet tona të prejardhjes, si të investojnë zviceranët atje”, ka deklaruar zyrtari për migrim dhe integrim.
Si vizion i Kuvendit është potencuar edhe stimulimi i transferimit të njohurive në vendet e prejardhjes.
Në këtë takim të Lucernit është propozuar nga të pranishmit që të punohet edhe në sensibilizim e prindërve shqiptarë për të dërguar fëmijët e tyre në mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Kishte propozime edhe për ndryshimin e emrit të Kuvendit.
Në mesin e 15 përfaqësuesve të zgjedhur të Zvicrës qendrore nga Lucerni, një ishte zviceran.
Prej tyre në mënyrë proporcionale u zgjodhën edhe 2 anëtarët të kryesisë.
Mbledhja për regjionin e Cyrihut mbahet të dielën që vjen, më 20 maj, në Cyrih, nga ora 15 deri në orën 17.00, në Gemenischaftszentrum Seebach, Hertensteinstr. 20, 8052 Zürich.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave