Lajme

Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi

Këshilltarja qeveritare (ministrja) e Kantonit të Lucernit, Ylfete Fanaj ka pritur sot ambasadorin e Kosovës në Zvicër, Mentor Latifin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në faqen zyrtare të Kantonit të Lucernit, është bërë e ditur se fokusi ishte në shkëmbimin informal, transmeton albinfo.ch.

“Përveç vizitave në Institutin për Turizëm dhe Lëvizshmëri në Universitetin HSLU të Lucernit dhe Shkollën Zvicerane të Menaxhimit të Hoteleve SHL në Lucern, fokusi i vizitës ishte në shkëmbimin informal”, thuhet në njoftim.

Ylfete Fanaj, e zgjedhur vitin e kaluar në ekzekutivin e Kantonit të Lucernit si personi i parë me prejardhje të huaj, udhëheq resorin e drejtësisë dhe sigurisë, në qeverinë kantonale.