Lajme
Lucern: Promovohet libri kushtuar Nënë Terezës, “Mes luftës e paqes”
Promovimi i librit dhe kuvendi i shoqatës "Nënë tereza" mbahen në Qendrën “Misioni Katolik Shqiptar”, Rodteggstrasse 6, 6005 Luzern. Kuvendi, në orën 15 ndërsa promovimi, në orën 18
Të shtunën që vjen, më 25 mars, në Lucern, bëhet promovimi i monografisë “ MES LUFTËS E PAQES” dhe mbahet kuvendi i punës i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”.
“Duke prezantuar librin monografi “Mes luftës e paqes” synohet të ruhet kjo kujtesë humane e zhvilluar këtu në Zvicër, e dokumentuar me një game të gjerë humanizmi nga vetë shqiptarët, bashkë me popullin zviceran”, thuhet në një njoftim të shoqatës, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i SHHB “N. Tereza” në Zvicër, Nue Zalli do të hapë tubimin. Fjalë rasti me këtë rast do të mbajnë: Mons. Lush Gjergji, kryetar nderi i SHHB “N. Tereza” në Kosovë, Zef Shala, Drejtor i SHHB “N. Tereza” në Kosovë; YIfete Fanaj, këshilltare e kantonit të Lucernit dhe e emëruar për kandidate në Këshillin Qeveritar, Agim Alaj, anëtar i kryesisë së SHHB “Nënë Tereza” në Zvicër, Don Anton Uka, Misionar në Zvicër, Engjëll I. Berisha, autor i librit.
Me pika muzikore do të prezantohet Kori i Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës.
Të dy ngjarjet do të zhvillohen në Qendrën “Misioni Katolik Shqiptar”, Rodteggstrasse 6, 6005 Luzern. Kuvendi, në orën 15 ndërsa promovimi, në orën 18.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Mars 2023
- Ora18:00
- LokacioniLucern
- Data e përfundimit25 Mars 2023 - 20:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












