Integrimi

Luanda Krasniqi, shitësja më e bukur në Zvicër

Ekskluzivisht për “albinfo.ch” Luanda tregon emocionet e saj lidhur me vlerësimin që i bëhet, çmimet e fituara dhe karrierën e saj profesionale

Luanda Krasniqi punon shitëse në “M Elektronik” që është sektor i kompanisë zvicerane “Migros”. 19 vjeçarja nga Peja falë këtij profesioni u bë yll në Zvicër duke qenë protagoniste e një seriali televiziv dokumentar “Mini Lehr und ich” që bëri jehonë të madhe në këtë shtet.

Me punën dhe përkushtimin e saj, ajo është fituese e disa çmimeve jo vetëm në Zvicër. Por jo vetë puna, ka qenë bukuria e saj që u ka rënë në sy të shumë kompanive të njohura të modës. Ndërsa revista me nam botëror e meshkujve “Maxim” ditë më parë e radhiti atë në mesin e femrave  më të bukura të shteteve gjermanishtfolëse për këtë vit. Luanda, e cila banon në Cyrih, ekskluzivisht për “albinfo.ch” tregon emocionet e saj lidhur me vlerësimin që i bëhet, çmimet e fituara dhe karrierën e saj profesionale. 

albinfo.ch: Luanda, ditë më parë revista “Maxim” të zgjodhi ndër 100 femrat më të bukura në vendet gjermanishtfolëse. Si u ndjeve?

Luanda: Ka qenë një befasi dhe natyrisht shumë e këndshme. Ishte një kënaqësi për mua që isha një nder 100 femrat më të bukurat të vitit.

albinfo.ch:  Me profesion je shitëse, për çka edhe ke fituar çmime për punën tuaj. Pas marrjes së këtij çmimi, në Zvicër të kanë quajtur si shitësja më e bukur në këtë shtet. Çfarë do të thotë kjo për ty?

Luanda: Çmimi ka qenë i dedikuar për suksesin në punë dhe mirësjelljen time. Ndërsa përzgjedhja ime nga kjo revistë është një vlerësim për bukurinë time. Ky çmim do të më hapë rrugë të reja në fushën e modelimit dhe po ashtu e kuptoj si një respekt për punën që bëj.

albinfo.ch: Cilat kanë qenë sukseset tuaja të deritashme në fushën e modelimit?

Luanda: Pjesëmarrja ime në shumë reklama, sfilata dhe manifestime të bukurisë. Ndërsa suksesi më i madh ka qenë bashkëpunimi im me kompaninë e njohur në botë “Dior”.

albinfo.ch: Ke marrë pjesë edhe në një serial televiziv në “SFR” “Mini Lehr und ich”. Çfarë përvoje ka qenë kjo për ty?

Luanda: Ishte një përvojë shumë pozitive për mua. Ishte një prezantim i mirë dhe një shembull për gjeneratat tjera që secili që dëshiron, mund të arrijë një sukses të tillë.

albinfo.ch: Ju shitni në sektorin e “Melektronik” që është sektor i kompanisë “Migros”. A ndodh që të vijë ndokush më shumë për t`iu shikuar se sa për të blerë ndonjë gjë?

Luanda. Është e natyrshme, dhe mund të ndodh që të vijnë edhe më ide të këtilla, megjithatë për mua të gjithë klientët janë të mirëseardhur.

albinfo.ch: Je nga Peja, ndërsa jeton në Cyrih. A e viziton shpesh Kosovën dhe ka diçka që ndjenë mall për atë vend?

Luanda: Sigurisht që kam mall për atë vend, e para për shkak se është vendlindja e prindërve të mi. Ndjej mall për familjarët e mi që jetojnë atje dhe sigurisht edhe për bukuritë e rralla që ka vendi jonë.

albinfo.ch: A ke pasur ndonjëherë ndonjë ofertë nga ndonjë firmë apo konkurs bukurie në Kosovë?

Luanda: Deri më tash nuk kam pasur ndonjë bashkëpunim, ndoshta në të ardhmen edhe mund të kemi, pse jo!

albinfo.ch: Na trego pakëz çfarë bën dhe si e kalon kohën e lirë jashtë aktiviteteve ditore? 

Luanda: Leximi është pasioni im, por edhe aktivitetet sportive nuk më mungojnë. Gjithashtu kohën e lirë e kaloj më familjen time dhe shoqërinë.

albinfo.ch: A e pëlqen jetën e natës?

Luanda: Varësisht nga koha dhe disponimi.

albinfo.ch: Cila është modelja e preferuar?

Luanda: Irina Shayk.

albinfo.ch: Si e shihni veten pas pesë vitesh?

Luanda: Patjetër në një pozitë më të lartë në punën time,  e të tjerat le të mbesin befasi.

Në shitore vijnë edhe ata që nuk e kanë ndërmend të blejnë asgjë…

E pyetur nëse ndodh që në shitore ku punon të vijnë edhe ata që duan vetëm ta shikojnë Luandën, ajo përgjigjet: Është e natyrshme, dhe mund të ndodhë që të vijnë edhe më ide të këtilla, megjithatë për mua të gjithë klientët janë të mirëseardhur.

Arben Gjinaj