Shqipëria
Lu porosit: Kapni peshqit e mëdhenj
Donald Lu tha gjithashtu se kokat e krimit duhet të kenë frikë pasi drejtësia për ta po vjen
Ambasadori amerikan në largim në Tiranë, Donald Lu hodhi kritika të forta në drejtim të autoritetet për mos arrestimin e Klement Balilit, duke theksuar se autoritetet “nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin” për ta arrestuar.
Lu tha gjithashtu se kokat e krimit duhet të kenë frikë pasi drejtësia për ta po vjen.
“Së dyti, Shqipëria mbështeti arrestimin e Met Kananit në Turqi. Banda e tij u arrestua këtu në Shqipëri. Së treti, doganat shqiptare zbuluan 630 kg kokainë kolumbiane, që çoi në arrestimin e trafikantit të narkotikëve, Arbën Çekaj në Gjermani.
Disa prej anëtarëve të bandës së tij janë arrestuar dhe shpresojmë që ditët e ardhshme të arrestohen të tjerë. Së katërti, kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Roshi, po ndiqen penalisht. Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha po gjykohen në Gjykatë”, është shprehur Lu.
Ai shpreson se edhe peshqit e mëdhenj do të gjenden prapa grilave, përcjell albinfo.ch.
“Hetimi penal kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla vazhdon. Ka shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe, por duam të shohim rezultate konkrete.
Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg, ky do të ishte sukses.
Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokurorisë dhe të policisë, dështimi për të arrestuar Klement Balilin. Dy vite më parë, DEA punoi me policinë greke për arrestimin e disa anëtarëve të bandës së Balilit në Greqi. Më pas, gjykata greke dënuan Balilin me një dënim të përjetshëm plus 15 vjet heqje lirie. Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike”, transmeton “oranews”.
“Kokat e krimit duhet të kenë frikë, drejtësia për ta po vjen”, përfundoi Donald Lu.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh